Ngec zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, Qeveria: Vonesat, për shkak të pandemisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.01.2021, 18:03

Qeveria nuk tregon se ku ka ngecur zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. E pyetur nga Alsat, se cilat janë vërejtjet e Athinës, Qeveria thotë se në disa fusha ka vonesa për shkak të pandemisë, por nuk tregon ku konkretisht.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut “QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT DHE QEVERIA E GREQISË ME SUKSES I REALIZOJNË DETYRIMET. KRIZA ME PANDEMINË, RESPEKTIVISHT SHPESH PAMUNDËSON QË AGJENDA E PLANIFIKUAR TË REALIZOHET NË KOHË.”

Ekzekutivi theksoi se trendi pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe u konfirmua gjatë vizitës së ministrit, Osmani në Athinë më 14 janar. Por pikërisht gjatë kësaj vizite krerët e shtetit grek akuzuan se një numër institucionesh nuk po e përdorin emrin e ri, ndërsa nuk është bërë mjaftueshëm për çrrënjosjen e politikës së antikuizimit. Madje Athina zyrtare e kushtëzoi mbështetjen për integrimin evropian të Shkupit me zbatimin e plotë të paktit dypalësh. Ekspertët vlerësojnë se është koha që për zbatimin e marrëveshjes nga të dyja palët të diskutohet seriozisht.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që opinionit t’i bëhet e qartë cilat obligime që dalin nga Marrëveshja e Prespës janë zbatuar dhe kjo të vlejë për të dy palët, si për maqedonasen edhe për greken. Është e shumë e rëndësishme që opinioni dhe shoqëria civile në dy vendet të ketë qasje në këto aktivitete dhe të vazhdojë ta ndjek implementimin në dy palët – tha Ivan Stefanovski, Eurothink.

Ndërsa sipas ish ambasadorit në Greqi, Lupço Arsovski zbatimi i Paktit duhet diskutuar gjatë komunikimit diplomatik. Sipas tij edhe Shkupi duhet të vëzhgojë zbatimin e Marrëveshjes nga pala greke.

Paralelisht duhet të kemi vëzhgues edhe në Greqi, të shihet çfarë duhet të bëjë Greqia sipas Marrëveshjes së Prespës. 8 vjet kam shkruar nota që të ndryshohen tabela të caktuara në gjithë Greqinë dhe të njëjtat u bënë pjesërisht, atëherë nuk bëra dramë. Edhe tani në pyetje janë institucione, organe lokale. Kërkon më shumë punë, besim dhe kohë -tha Lupço Arsovski, ish ambasador në Greqi.

Edhe pse Marrëveshja e Prespës parashikon afate konkrete për përmbushjen e obligimeve nga të dyja palët, në disa sfera ka vonesa e në të tjera ngecje. Për shembull, rishikimi i teksteve shkollore, që duhej të përfundonte brenda një viti nga arritja e marrëveshjes, as që ka filluar. Ndërsa takimi i radhës i Komitetit të përbashkët ndërdisiplinor pritet të mbahet në shkurt.

Alsat

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit