“Tallje e madhe me sistemin”/ Kush është shqiptari që po ‘bën ligjin’ në burgun britanik?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2021, 11:57

Mediat britanike kanë shkruar në lidhje me një shqiptar të dënuar me 27 vjet burg në Angli për tregtim ‘malli’. Ai quhet Valjet Pepaj dhe është nga Shkodra. Ai ka arritur që të përdorë ilegalisht një telefon nga qelia për të folur me familjarët e tij. Sipas Sunday Telegraph, kjo është një tallje e madhe me sistemin e burgjeve. Nga investigimet e kryera nga Sunday Telegraph është zbuluar se Pepaj fliste përmes rrjeteve sociale me gra të ndryshme, të cilave u thoshte se do të dilte nga burgu pas 4 vitesh. 31-vjeçari u dënua në prill të vitit 2018 pasi pranoi tre akuza për tregti ‘malli’. Ai u burgos së bashku me dy burra të tjerë pas një operacioni të fshehtë gjashtë mujor të policisë, i cili rezultoi në kapjen e 50 kilogram heroinë dhe kokainë, me vlerë më të madhe se 2 milion pound.

Edi Vyzaj, një tjetër anëtar i bandës i dënuar me 18 vite burg po ashtu është zbuluar se përdorte ilegalisht një telefon nga burgu. Kur u pyet nga gazetarët se ku jetonte, Pepaj u përgjigj: "Unë jetoj në Angli në burg, më duhet të bëj edhe katër vjet". Ndërkohë gazetarët ishin dyshues nëse shqiptarët po flisnin me të vërtetë nga qelia dhe i kërkuan që ta provonin këtë gjë. Më pas shqiptarët i kanë dërguar disa foto dhe një video nga burgu dhe kanë folur me Whatsapp me gazetarët e Sunday Telegraph. Është e paligjshme që të burgosurit të përdorin telefona brenda qelisë, por shpeshherë ata ia dalin t'i fusin kontrabandë. Çdo vit personeli i burgut gjen dhe konfiskon rreth 20,000 telefona dhe karta SIM dhe të burgosurit që kapen me to, mund të përballen me dënim me dy vite shtesë.

Burimi: Sunday Telegraph |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit