Mes të tjerash ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë çështje. Përgjimet e Antimafias italiane në lidhje me pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë, kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve dy ditëve të fundit. Nga përgjimet është arritur të kuptohet se bëhet fjalë për kontakte të afërta të sipërmarrësve italianë me kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Ata flasin për ndërtimin e gradaçelave shumëkatëshe, çmimi i të cilave arrin në 3000 Euro m2, ndërkohë që ofrohet si rryshfet 20% e vlerës për të fituar lejen e ndërtimit. Në përgjime përmendet emri i një personi i quajtur "Niku" i cili garanton lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.
Nga operacioni i antimafias ranë në pranga edhe 7 shqiptarë, nga ku doli në pah edhe implikimi i një ish-polici italian që ndërhyn në përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri. Sipas Ora News, mes bisedave të përgjuara janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto. Nga këto biseda aludohet për një person me lidhje mjaft të afërta me kryetarin e Bashkisë Tiranë, nga ku vetë Claudio Larusa pohon se e ka takuar me këtë të fundit.
Atëherë natyrshëm shtrohet pyetja, përse Prokuroria nuk nis hetimet për Erion Veliajn? Apo edhe këtë herë çështja do të mbyllet siç ka ndodhur gjatë këtyre viteve?