Manchester City ishte nëntë minuta larg largimit nga FA Cup, por golat e vonë në pjesën e dytë e shpëtuan. Djemtë e Guardiolës arritën të fitojnë ndaj Cheltenham (ekip i ligës së katërt) me rezultatin 1-3. Goli i parë erdhi nga vendasi në minutën e 15-të të pjesës së dytë kur May Alfie shënoi pas një rivënie anësore. Por vendasit i rezistuan sulmeve të Manchester City deri në minutën e 81-të ku Phil Foden do të shënonte golin e barazimit. Por Manchester City nuk e la me kaq pasi goli i dytë erdhi në minutën e 84-të me anë të Jesus, ndërsa ai i treti dhe vendimtari erdhi në minutën e katër shtesë të ndeshjes me anë të Torres. Kjo fitore e dërgon në rrethin e 5-të të FA Cup e ku do të përballet me Swansea City.
FULL TIME | We're through to the next round of the @EmiratesFACup! 🙌
Full credit to @CTFCofficial who gave us a hell of a cup tie – you did yourselves proud! 💪
🔴 1-3 🔵 #ManCity | https://t.co/axa0klUGiM pic.twitter.com/QGVTBn7W1O
— Manchester City (@ManCity) January 23, 2021