Ditën e sotme në Elbasan Arena u luajt super-derbi i Tirana-Partizani dhe Tirana. Ashtu si në të gjitha ndeshjet e sezonit, tifozët munguan për shkak të masave anti-Covid, por në ambientet e jashtme u panë disa të tillë. Pranë ambienteve të “Elbasan Arena” u raportua se pati edhe përplasje mes grupeve të tifozëve që gjithmonë janë të zjarrtë. Si pasojë e përplasjeve janë thyer xhamat e një lokali, ndërsa është tentuar të digjet një makinë në parkingun e stadiumit.
Gjithashtu për shkak të tensioneve mes tifozëve, pati një prani të shtuar të efektivëve të policisë ku nuk munguan as arrestimet. Një video e tillë ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku duket momenti arrestimit të një qytetari.