Mban stafetën si kompania me shifrat më të larta në përvetësimin e fondeve publike në sektorin e Shëndetësisë! Bëhet fjalë për mbi 12 MILIARD LEKË nga paratë e shqiptarëve vlerë procedurash tenderimesh publike që ka përfituar kompania e çiftit Rizaj “OES DISTRIMED”.
Para se të nisim të analizojmë artikullin tonë do të hedhim disa pikëpyetje me vend në lidhje me favorizimin që i bëhet kësaj kompanie nga shteti dhe shifrat marramendëse që i jepen në pjatë. Mbi 765 MILIONË LEKË PA TVSH është shifra e fondit limit të dy tenderave me shkeje që kjo kompani ka përfituar gjatë vitit 2020.
Në tenderin e analizuar të dhënë së fundmi, çifti i frikshëm oligarkëve të Shëndetësisë ka ngrënë paratë tona 674 MILIONË LEKË sërish dhuratë nga Enkel Joti. Në shkelje me ligjin, duke konkurruar si operator i vetëm ekonomik, e thënë shkurt: Miliona në xhep.
Kush janë Ermal dhe Orjada Rizaj, çifti misterioz që gllabëron fondet e Shëndetësisë, me ndihmën e qeverisë?
8.5 MILIONË LEKË PA TVSH nga paratë e shqiptarëve iu dha çiftit Rizaj për tenderin e sigurimit të testeve për Covid, në Prill të 2020. Arsyeja pse iu dha kompanisë OES DISTRIMED ishte se qeveria kishte urgjencë dhe fitues u shpall kompania që ka patur vetëm dy orë kohë për të siguruar kitet, për t’i ngarkuar dhe transportuar ato nga depot e veta drejt QSUT-së.
Skandali tjetër me këtë kompani vazhdon me faktin:
RIKUJTESË
OES DISTRIMED bën pjesë në listën e kompanive oligarkëve shqiptare në Shëndetësi që janë “gostitur me gjakun e shqiptarëve” gjatë pandemisë:
1.5 MILIONË EURO për “OES DISTRIMED” Ermal Rizaj, Orjada Jaho– 240 monitorë për aparaturat që do të përdoren për pacientët e prekur nga COVID.
Tre muaj pasi Koronavirusi rrënoi fizikisht dhe ekonomikisht popullin e varfër shqiptar, Manastirliu i akordoi shumën galopante Rizajt dhe Jahos me procedurë të mbyllur, në një kohë kur një tender i tillë nuk ishte i domosdoshëm.
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.