Ditën e sotme në orën 18:00 startoi derbi i Tiranës. Partizani dhe Tirana luajnë përballë njëra tjetrës ndeshje kjo vlefshme për javën e 15-të të fazës së dytë të Superiores. Ky do të jetë derbi numër 160 në të gjitha kompeticionet. Duke qenë se tifozët nuk lejohet të jenë pjesë e stadiumeve për shkak të pandemisë ata kanë zgjedhur të qendrojnë në ambientet e jashtme. Por në ambientet e jashtme ka degjeneruar dhuna mes dy kampeve të tifozëve. Si pasojë e përplasjes mes tifozërive kanë mbetur të lënduar të paktën 3 persona, si dhe janë shoqëruar në komisariat disa persona për dëmtim te pronës private.
Ndërkohë janë thyer xhamat e dy lokaleve në në ne afërsi të qendrës së qytetit dhe një në afërsi të stadiumit.Një mjeti të parkuar përballë stadiumit iu tentua vendosja e flakës por ndërhyrja e menjëhershme bëri që zjarri i vendosur poshtë mjetit të fikej menjëherë.
Sakaq ndeshja vjion të jetë me rezultatin 0-0 edhe pse dy skuadrat tentuan disa herë që të shënonin, por goli ende nuk ka ardhur.