Mbrëmjen e kaluar Real Madrid u eliminua nga Kupa e Mbretit nga një skuadër e kategorisë së tretë dhe bëhet fjalë për Alcoyano. Por sipas teknikut Zinedine Zidane i cili është i vetëdijshëm dhe i prekur nga kjo humbje e madhe tha se nuk e sheh këtë rezultat si një turp.
Por edhe pse humbi me rezultatin 2-1, trajneri francez nuk e sheh këtë humbje si një dështim. Pasi disa herë tentuan të shënojnë golin e dytë, por janë gjëra që ndodhin. Trajneri francez gjithashtu la derën hapur për një dalje të mundshme nga klubi. Sipaas tij kur humbet gjithmonë ka gjëra për të cilat flitet. por me vetëdije të plotë ai i mori përgjegjësitë e kësaj ndeshje dhe atyre që do të vijnë në vijim. Ndeshja tjetër e Real Madridit është të Shtunën kundër Alavés.