Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është padyshim figura simbol e shqiptarëve dhe ka luajtur një rol kyç në një nga momentet më delikate të historisë së popullit tonë gjatë fushatave pushtuese të Perandorisë Osmane. Ai u rikthye në vëmendje gjatë festave të nëntorit, për shkak të skandalit me shtatoren në Prizren dhe shpërfytyrimit që iu bë figurës së tij. Së fundmi një video ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku dy kosovarë kanë shkuar për të denigruar bustin e Skënderbeut në varrin e tij. Një qytetar shihet se e 'qëllon' me shpullë si dhe e shan vazhdimisht. "Skënderbeg qafiri", "Gjergj m*ti", "i psh*rrsha bustin" etje, janë disa nga frazat që ata përdorin.