Çmimet në stratosferë! Një çifti i duhen 15-20 vjet kursime për të blerë një apartament në periferi të Tiranës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.12.2020, 23:17

Tirana renditet si një nga kryeqytetet me çmimet më të larta të aprtamenteve, bazuar edhe në raporte dhe krahasime ndërkombëtare. Por kontrasti qëndron në faktin se çmimet në fjalë janë në disproporcion me të ardhurat. Sipas përllogaritjeve, një çifti për të marrë kredi i duhet të ketë minimalisht 120 mijë lekë të ardhura mujore. Por realiteti dëshmon se shumë pak e kanë një mundësi të tillë, ndërkohë që për të blerë një aprtament (në periferi të kryeqytetit), një çifti do i duhen 15- 20 vjet kursime.

Për këtë ka folur edhe agjentja imobiliare, Ogerta Bala e cila u shpreh se çmimet variojnë nga ndërtimet nëse janë të vjetra apo pak më të reja.

Au u shpreh:

Tek Zona e Freskut apartamentet vazhdojnë 500-700 euro metri katror në varësi të ndërtesës nëse është e re apo jo. Në Yzberisht shkojnë 550-600 euro metri katror, ndërsa në Astir kanë shkuar 800 euro metra katror. Për shkak të unazës sepse njerëzit kanë fleksibiltet Durrësin.

Gjothashtu Arbi Agalliu, ekspert ekonomie dha komentin e tij në lidhje me çmimet e apartamenteve.

Ai tha:

Pra le të marrim një apartament 800 euro metra katrorë, në 100 metra do të thotë 80 mijë euro apartamenti. Një çift i cili merr 120 mijë lek të reja të ardhura në muaj do tu duhet të marrim një kredi që minimalisht kësti shkon 500-600 euro në muaj. Mesatarisht çiftit do t’i duhet të kursejë 15 vite nga jeta e tij që të blej një shtëpi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit