Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në São Paulo në Brazil ku mbeti i vrarë Ilir Zelka 47-vjeç. Mësohet se Zelka ishte larguar nga Shqipëria që më 20 nëntor dhe që prej asaj dite kishte jetuar në një hotel të shtrenjtë në zonë. Shqiptari po qendronte në një kafe duke konsumuar mëngjesin kur dikush me motoçikletë me këmishë të kuqe dhe skafander roze e qëlloi me snajper. Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, por sipas të dhënave paraprake autori e kishte ndjekur shqiptarin disa ditë me radhë dhe ishte në dijeni të axhendës së tij.