Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Mësohet se mëngjesin e sotëm është ekzekutuar një shqiptar. Ky i fundit ishte ulur në një restorant, në rajonin qendror të São Paulo, teksa është vrarë. Viktima është identifikuar si Ilir Zelka 47-vjeç, ndërsa zbulohet se prej 20 nëntorit ai qëndronte në një hotel të Brazilit.
Sipas dëshmitarëve okularë, autori lëvizte me motor, teksa ishte i veshur me një bluzë të kuqe dhe në kokë mbante kokore ngjyrë rozë. Ai është afruar dhe ka qëlluar disa herë 47-vjeçarin, ndërsa është larguar me shpejtësi. Zbulohet se autori pas krimit ka braktisur mjetin me të cilin lëvizte. Mjeti u sekuestrua nga autoritetet policore, ndërsa Ilir Zelka u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Pas ngjarjes policia ka nisur hetimet, ndërsa shkaku mbetet ende mister.
Burimi: noticias.uol.com.br/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania