Gjatë këtij muaji, do të zhvillohet super përballja e boksit, mes kampionit të peshave të rëndam Anthony Joshua kundër bullgarit Kubrat Pulev. Nga Londra raportohet se ky duel do ketë emocione të veçanta për shkak se do lejohen edhe një numër i caktuar tifozësh. Autoritetet lokale kanë lejuar që tifozët të jenë të pranishëm në rast se ndjeken rregullat e caktuara.
Dyshja ka pasur plan të përballen në qershor, por ndeshja është shtyrë s shkak i pandemisë së koronavirusit. Joshua do provojë të mbrojë titujt si IBF, WBA, WBO dhe IBO kundër Pulev me 12 dhjetor në “Wembley" të Londër dhe ndeshjen do e ndjekin nga afër rreth 1 mijë tifozë.