Do të vazhdojë sërish ora policore nga 22:00-06:00 deri në një afat të papërcaktuar. Ky ka qenë vednimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve vetëm pak minuta më parë. Gjithashtu në këtë orar do të qëndrojnë mbyllur baret dhe restorantet. Ndër të tjera do vazhdojë të jetë i ndaluar grumbullimi mbi 10 persona.
Rakacolli tha:
Komiteti i Ekspertëve bëri një analizë të thelluar në mbledhjen që u mbajt sot, masat do të vijojnë të jenë njësoj si ato të tre javëve që lamë pas, pasi në javën e fundit ka pasur një ulje të rasteve. Ndalohen grumbullimet e më shumë se 10 personave, mbledhjet partiake, ceremonitë mortore jashtë familjes. Do të vijojë të jetë në fuqi ora policore pas 22 të mbrëmjes deri në 06 të mëngjesit. Këto masa do të jenë në fuqi për një afat të pacaktuar dhe në rast se do të ketë një përkeqësim të situatës ato do të rishikohen.