Nga sot ora policore e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 do të marrë fund. Masat që hynë në fuqi në datë 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja.
Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të japin një vendim të ri lidhur me masat kufizuese nëse do të vijojnë apo do të jenë të reja. Kujtojmë se Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj theksoi disa ditë më parë që për masat po shihen disa mundësi. Dy prej tyre ishin kufizimi i orarit ose mbyllja e fundjavave.