Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën këtë mbrëmje, ku një i ri 27-vjeçar Beniamin Bezhani, u 'eliminua' në makinën e tij, ndërasa po kthehej në shtëpi. Burime bëjnë me dije se dyshimet më të forta lidhen me çështjet dhe pazaret e 'mallit'. 27-vjeçari u qëllua me breshëri plúmbásh, ku tetë prej tyre e kapën në trup dhe i morën jetën. Ndërkohë mësohet se i riu ka qenë i dënuar për trafik 'malli' në shtetin italian dhe ka kryer edhe búrg. Ai u gjet i pajetë nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë lajmëroi pólicinë. Puna për identifikimn e autorëve dhe kapjen e tyre vijon intensiviusht dhe janë ngritur disa postblloqe.