Shokohen shkencëtarët, një objekt flutures i panjohur ka kaluar shumë afër Tokës!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.12.2020, 00:09

Një objekt, i quajtur 2020 SO dhe që dhyshohet se është asteroid, ka kaluar sot shumë afër Tokës, rreth 50 mijë kilometra. Jo shumë i madh, rreth 10 metra në diametër, objekti po tërheq vëmendjen e të gjithë studiuesve të agjencive hapësinore, në veçanti NASA. Arsyeja kryesore e kuriozitetit është se asnjëri nuk e di me qartësi se çfarë është 2020 SO. Objekti është pikasur edhe më parë, dhe ishte klasifikuar si asteroid. Astronomët e kanë vëzhguar objektin dhe thanë se ai po largohet përsëri,ndërsa shtojnë se ai nuk është një shkëmb i zakonshëm hapësinor.

Në vend të kësaj, janë dy gurë hapësinorë që gravitonin drejt njëri-tjetrit derisa u prekën dhe u bashkuan, duke krijuar një asteroid të dyfishtë, ndonjëherë i quajtur një asteroid binar kontakti.Por përllogaritje të reja, që kanë evidentuar shpejtësinë dhe formën jo tipike për një objekt natyror, rrisin mundësitë e një objekti të ndërtuar artificialisht. Nuk po flasim për një qytetërim alien, gjithsesi. Teoria e fundit dhe e pranuar nga pjesa më e madhe e astronomëve mbetet gjithsesi interesante. Sipas tyre, 2020 SO është asgjë më shumë sesa një kujtim i hidhur i së kaluarës. Më në detaj, flitet për rrënojat e një motor rakete, që mendohet se është identifikuar me Surveyor 2, e cila në vitin 1966 dështoi në misionin drejt Hënës, duke u përplasur me satelitin e planetit tonë.

Burimi: earthsky.org |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit