Pak ditë më parë në brigjet e Shëngjinit u gjet i braktisur një jaht, saktësiht në afërsi të Patokut. Ndërkohë pas hetimeve mësohet se pronar i jahtit është një shtetas francez, i identifikuar si Baron Nicolas. Identifikimi i tij u bë i mundur falë një dokumenti që u gjet në mjet, përmes Interpol. Nicolas, në dëshminë e tij dhënë para autoriteteve, pranoi se është pronar i mjetit dhe u shpreh se në Patok kishte ndaluar për të takuar disa miq, ndërsa pas problemeve me karburantin ishte detyruar që ta braktiste mjetin lundrues në det. Por hetuesit nuk janë bindur për vërtetësinë e deklaratave të Nicolas dhe mjeti ka mbetur po mbahet i sekuestruar. Në fllim u dyshua se jahti po përdorej për tregti 'malli'. Shtetasi francez do të hetohet në gjendje të lirë.