Premtimet e Rilindjes për shëndetësinë ishin të mëdha, por mesa duket akoma nuk e kanë parë dritën e realizimit. Kjo pasi jo vetëm shëndetësi falas, por edhe kushtet minimale nëpër spitale të ndryshme të vendit vazhdojnë të mungojnë. I tillë është një rast i mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku kushtet në Spitalin Rajonal Gjirokastër kanë një mungesë të theksuar. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, një qytetar i cili po merr një serum, është filmuar duke mbajtur vetë serumin në dorë, pasi nuk ka ku ta vendosë. Epo, përveç hallit që ka, i ka rënë për pjesë edhe kjo punë!