Mesa duket, sulmuesi i së ardhmes në kombëtaren shqiptare quhet: Armando Broja. 19-vjeçari kuqezi bindi Edi Rejën që në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve t'i besonte fanellën e titullarit. Sot, Broja ka bërë heroin me skuadrën e Viteses, teksa ka realizuar dopietë, në debutimin e tij si titullar.
Golin e parë shqiptari e realizoi në minutën e 32-të, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë, Vitese mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Tanane. Duhet të shkonte minuta e 71-të, kur Broja të konfirmonte se kjo ishte dita e tij. Me një shpërthim spektakolar, sulmuesi shmangu bukur 2 mbrojtësit e Den Hag, teksa goditi saktë duke çuar shifrat në 0-2. Padyshim njeriu i ndeshjes dhe një talent mjaft premtues për të ardhmen.