I keni parasysh disa prej Drejtorëve të Institucioneve Shtetërore të mëdha në Shqipëri, “kokave që priten” sapo pushteti ndryshon, që emërohen si langonj të kapin “gjahun (lekun)” gjatë viteve që partia do qeverisë? Këta individë që e kanë lëpirë aq gjatë Partinë sa do e kishin bërë “xham” po të mos u dilnin të palarat e ta “nxinin zhul” më shumë seç është, me vjedhjet e tyre dhe skandalet që në mënyrë flagrante u bëhen publike nga mediat...?!
Para se të nisim e të flasim për njërin prej këtyre drejtorëve dhe strukturës organizative të institucionit ku të gjithë të detyruar kemi kërkuar shërbim të paktën një herë, duhet të ngremë pyetjen pse ky individ nuk hetohet nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion për verifikim të burimeve të të ardhurave dhe pasurisë së ndërtuar ndër vite për shkak të këtij posti që mban? Nuk është vigjilent SPAK ndaj korrupsionit që qarkullon në këto institucione, nisur që nga abuzimet me prokurimet publike dhe qokat me klientë privatë të qeverisë, apo është qorr? Nëse është kjo e fundit, le ta hamë turpin nëpër darka e ta pimë verën me miq të Partisë, sepse Ligji ka rënë... le të shohë secili të pasmen e vet!
Laert Duraj duke pushuar në Jug me lekët e shqiptarëve
PASURITË E PASHA LAERTIT PASI U BË DREJTOR
Në vitin kur Rama emëroi të besuarin e tij Laertin në krye të Postës, u vu re se “pashai” e shpërbleu veten, me blerjen e një are me sipërfaqe 5940 m2 në Tiranë me vlerë 534.600 euro. Ka në pronësi një vilë dy-katëshe të deklaruar 940 mijë euro dhe rezulton pronar me 100% të një biznesi me vlerë 850 mijë euro. Duraj ka qenë gjithashtu aksioner në UET me Çilin dhe më pas hapi "Kolegjin Profesional të Tiranës." Si do ia dilnin të ndriturit e shoqërisë, fëmijët e pushtetarëve apo VIP-at për të kapur atë copë diplome pa Laert Durajn?! Tashmë do kenë opsione zgjedhje që me dijet e tyre të çojnë para Shqipërinë! 👏💡
ABUZIMI ME TENDERAT
Gjatë muajve të verës, ekskluzivisht për JOQ, pashai u kap duke pushuar në një prej resorteve më luksozë të Jugut, teksa pensionistët e gjorë shulloheshin në mes të diellit, duke u ngjitur me njëri-tjetrin në kohë Korone për të ngrënë një kafshatë buke nga pensioni i mjerë i qeverisë. Kurrnaci Duraj nuk shpenzonte as për roje, të ruanin distancën midis njerëzve dhe as për shërbim të shpejtë transporti të pensioneve në shtëpi, por për gjëra qejfi në tendera nga paratë që kishte marrë nga populli shqiptar, për oligarkët e firmave të mëdha. Disa prej tenderave qesharake të Durajt janë analizuar në mënyrë të detajuar nga JOQ.
Rikujtojmë se pak kohë më parë, Laerti "u thye" nga KPP për një shkelje flagrante me tenderat, e cila duhej çuar për hetim!!!
Disa prej tenderave abuzivë të Laert Duraj
16 MILIARD LEKË pa TVSH është vlera totale e tenderave me fitues të Postës Shqiptare, procedura tenderimesh publike me objekte qesharake! Shikoni listën këtu dhe gajasuni së qeshuri.
Nëse i hedhim një sy tenderave me shkelje të Laertit të Postës, vëmë re se ai ka si pasion shpërdorimin e parave të institucionit që furnizohet nga paratë e shqiptarëve, me hapje tenderash të kotë dhe kryesisht shkeljet i ka sepse skualifikon të gjithë operatorët konkurrues veç fituesit, atij të cilit ka zgjedhur t’i bëjë qokë. Janë 29 procedura me shkelje, disa prej tyre me objekte qesharake si blerje peshoreje elektronike për 31 MILIONË, apo blerje vaji, graso dhe alkool per automjete me vlerë 30 MILIONË, kasaforta me vlerë 170 MILIONË, e shumë të tjera, të cilat mund t'i kexoni të plota këtu. (LISTA E SHKELJEVE)
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara