Skema e frikshme e mashtrimit që po u bëhet shqiptarëve! I riu: Ajo më tha se do më linte pasurinë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.10.2020, 22:45

Mashtrimet duke u hequr dhe fshehur pas akteve bamirëse, janë një rrezik i pranishëm dhe kushdo mund të bëhet viktimë e tyre. Një denoncim ka ardhur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytatar i quajtur Klodian Gjonçari ka treguar se një rrjet kriminal në Francë, me qendër në Paris ka tentuar ta mashtrojë. Fillimisht ai është kontaktuar nga një zonjë e quajtur Farah Salim, sipas saj me origjinë shqiptare dhe që ndodhej e shtruar në spital në Francë. Ajo shkruan se i shoqi nuk jeton më dhe se nga martesa nuk ka patur fëmijë dhe për këtë arsye dëshironte të dhuronte një shumë prej 58 mijë eurosh me qëllim për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ajo i lutet që t'i shkruajë dhe t'i kthejë përgjigje.

Biseda ka vazhduar dhe ndërkohë ajo i shkruan dhe e falenderon që Gjonçari i përgjigjet dhe e pyet në lidhje me shëndetin e saj, ndërsa insiston që ky duhet të pranojë dhuratën e saj dhe më pas e pyet në lidhje me detaje nga jeta e tij personale, statusin, gjendjen financiare dhe përkatësinë fetare.

Pasi ka biseduar me të në Whatsapp, Klodiani ka vijur kontaktin me E-mail. Më poshtë jepet biseda e plotë me noterin i cili ka hartuar Aktin e Dhurimit të pasurisë. Ai i thotë se që nga moment i nisjes, procedurat zgjasin 72 orë dhe dokumentet do të regjistrohen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Paris. Më pas ai i kërkon të dhënat personale me qëllim fillimin e procesit.

Qytetari shkruan se nëse bëhet i një kërkim i adresës së E-mailit në Google, kërkimi të çon te zyrat e vërteta noteriale me qendër në Paris! Por pas kontaktit me zyrën e Parisit atij i kanë thënë që është hakeruar adresa e e-mailit! Ndërkohë më pas bisedat vazhdojnë me një fjalor tjetër dhe jo të përshtatshëm për publikun!

Ky është akti noterial i dhurimit të parave.

Mesazhi i plotë nga qytetari:

Përshëndetje! Emri im është Klodian Gjonçari, jetoj në Shqipëri, nuk kam jetuar asnjë her në France! Dua të bëj një denancim për një rrjet kriminal që e ka qëndren në paris! Aktualisht ata mashtrojn njerëz dhe i boshatisin llogarin bankare! Këtë gjë kërkuan të bënin edhe me mua! Kam të gjitha bisedat në Whatsapp. Kam edhe mënyrën si veprojn me fakte dhe të dokumentuar, nëse jeni të interesuar unë do tju them ç’do veprim mashtrimi që kan bër me mua nga fillimi dhe der tani.... Ju faleminderit.Filluan duke më nisur në instagram këtë sms... po ju dërgoj nga fillimi vazhdimin e bisedës dhe deri në përfundim...Më pas kontaktova me E-mail te kjo adres dhe po ju dërgoj bisedën e plot. Vazhdimi....Nëse stafi juaj e shikon si rast që duhet të publikohet që mos të bjen edhe njerëz të tjer pre e këtyre mashtrimeve. Më pas bisedat vazhdojn me një fjalor tjetër dhe jo të përshtatshëm për publikun!Nëse bëni një kërkim të adresës së E-mailit në google, kërkimi do tju çoj te zyrat e vërteta noteriale me qëndër në Paris! Unë u futa dhe kontaktova me zyrën e parisit dhe na than që është hakeruar adresa e e-mailit!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit