Me bluzë dhe xhinse të errëta, kamerat e sigurisë kapin të dyshuarin kryesor për atentatin ndaj Preng Gjinit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.09.2020, 13:33

Më 15 shtator të këtij viti, një makinë e cila shpërtheu në levizje tronditi gjithë Tiranën. Në makinë ndodhej një bomë, të cilën dyshohet se e kishin vënë për tu hakmarrë ndaj Preng Gjinit. Gjini fatmirësisht shpëtoi, por me plagë të shumta. Atentati që iu bë 50-vjeçarit është duke u hetuar dhe detaje të reja zbardhen dita-ditës. Burime bëjnë me dije se prokuroria ka një të dyshuar. Ky konkluzion vjen pas mbledhjes së provave dhe pamjeve të kamerave të sigurisë. Mësohet se i dyshuari shfaqet në kamera duke u larguar me vrap në momentin e shpërthimit. Personi në fjalë dyshohet se është i afërt me familjen Reçi. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe kapele. Ndërkohë pikërisht për këtë ngjarjee sot u mbajt një takim Polici-Prokurori mes drejtuesve të dy institucioneve. Dyshohet se atentati ndaj Gjinit erdhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes familjeve Reçi e Gjini.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit