“E drejta vonon por nuk harron”/ AMT dërgon në Danimarkë kallëzimin penal për Ramën, Veliajn dhe Fushën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.09.2020, 19:54

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar Danimarkës duke i dërguar kallëzimin penal që ka dorëzuar në SPAK për Ramën, Veliajn dhe Fushën. Me anë të një postimi në Facebook u bë me dije se nuk mungoi përgjigja e institucioneve daneze. Ata i siguruan AMT-së se do të kryejnë të gjithë hapat ligjorë për të zbardhur të vërtetën e ndërtimit të Teatrit të Ri dhe përfshirjen e danezit Bjarke Ingels në projekt, përfaqësues i kompanisë BIG.

Reagimi i plotë:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i nisi Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës, Prokurorit të Përgjithshëm të Danimarkës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Penale të Danimarkës, një kopje të kallëzimit penal kundër Kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shtetasit shqiptar Shkëlqim Fusha, që ka bërë pranë SPAK-ut, kohë më parë, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi përfshirjen në projektin korruptiv të ndërtimit të Teatrit të Ri të shtetasit danez Bjarke Ingels përfaqësues i kompanisë BIG.

Me një shkrese përcjellëse i kërkuam institucioneve të drejtësisë daneze të reagonin në respektim të ligjeve që veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës. Ndryshe nga institucionet shqiptare, që shquhen për mungesë transparencë, na mbërriti një përgjigje në kohë rekord prej institucioneve daneze në fjalë, e cila na siguron se do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare. E drejta vonon, por nuk harron.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit