Një tunel që shtrihet nga Arizona në Meksikë është quajtur "tuneli më i sofistikuar në historinë e SHBA" nga autoritetet. Tuneli, i cili ishte i paplotë, por ishte destinuar për trafikim të lëndëve narkotike, shtrihej nga San Luis në Arizona në një lagje meksikane, dhe përmbante një linjë uji, instalime elektrike, ventilim dhe një sistem hekurudhor.
Ky duket se është tuneli më i sofistikuar në historinë e SHBA, dhe sigurisht më i sofistikuari që kam parë në karrierën time, u shpeh Carl E. Landrum, një agjent i patrullës. Hetimet e Sigurisë Kombëtare e gjetën tunelin në fund të muajit të kaluar. Fotografitë e marra tregojnë sistemin e tunelit 90 cm i gjerë, 120 cm i lartë dhe ishte hapur 7 metra nën tokë.
Në janar, zyrtarët në SHBA njoftuan gjithashtu se gjetën tunelin më të gjatë të trafikimit të lëndëve narkotike SHBA- Meksikë, që shtrihej në Tijuana në anën Meksikane, në rrugën për në San Diego, California.
Burimi:ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania