Një aeroplan i Air India Express me 191 persona në bord është përplasur në një aeroport në shtetin jugor të Kerala-s në Indi, thonë zyrtarët. Avioni, gjatë rrugës nga Dubai, doli jashtë pistës dhe u nda në dysh në aeroportin e Calicut pas uljes, tha autoriteti i aviacionit të Indisë. Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendngjarje.
Të paktën dy persona, përfshirë edhe pilotin, kanë vdekur, raporton BBC. Shkak mendohet të jetë bërë moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut në rajon.
Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania