Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi mesditën e sotme në Memaliaj. Një 23-vjeçar me inicialet E.C u përplas nga një automjet dhe për pasojë gjeti vdekjen. Drejtuesi i mjetit, 65-vjeçari me inicialet K. M., është shoqëruar për në polici. Nuk janë zbardhur ende rrethanat e aksidentit tragjik.
Njoftimi
Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. C. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.