Shqipëria u trondit sot nga krimi horror ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit. 44-vjeçari Olsi Çekiçi masakroi nënën e tij të 70-vjeçare.
Një grua e mirë dhe e dashur me të gjithë dhe që Olsit i rriti vajzën ndërsa ai ishte në burg.
Olsi Çekiçi ishte shtruar disa herë në spitalin psikiatrik të Elbasanit ndërsa refuzonte të merrte mjekimin e rekomanduar nga mjekët.
Ai jetonte me nënën e ndjerë, vazjën e tij 15 vjeçare dhe vëllain po ashtu me probleme mendore.
Ngjarja horror sjell detaje të reja. Mësohet se 44-vjeçari kishte qëlluar me dru nënën e tij duke e lënë pa ndjenja dhe më pas i preu kokën me kosë. Ai u konfliktua me vëllain që u mundua ta ndalte ndërsa gjithçka u pa edhe nga vajza e tij adoleshente.
Çekiçi në polici u paraqit me plagë në ballë e trup për të cilat nuk rrëfeu se kush ia kishte shkaktuar.