Ruhet me derë hekuri/ I plagosuri nga atentati refuzon të lërë spitalin: Do më vrasë hasmi, shteti s’më mbron

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.08.2020, 21:20

Breshëritë me armë zjarri që prishën qetësinë e Selenicës në Vlorë gjatë muajit maj ishin vazhdimi i një hasmërie mes familjeve Llanaj dhe Xhaferaj. Nga atentati ku u zbrazën të paktën 30 plumba mbeti i plagosur Jetnor Xhaferaj. Që nga ai moment, 50-vjeçari ndodhet në Spitalin i Traumës jashtë rrezikut për jetën, ku ka marrë mjekim pas plagëve nga atentati i dytë. I mbijetuari i atentatit në një bisedë që pati me gazetaren Anila Hoxha, kërkoi që të mos largohet nga spitli pasi i rrezikohet sërish jeta.

Rrëfimi i tij nga Spitali i Traumës:

Gazetarja: Përse nuk ikën nga spitali?

Jetnor Xhaferaj: Dua vetëmbrojtje, s’kam ku vete, më vrasin.

Gazetarja: Ka ardhur automjeti i policisë.

Jetnor Xhaferaj: Policia nuk më merr në mbrojtje. Më kanë bërë dy atentate. Kam kërkuar mbrojtje nga shteti, për jetën time.

Gazetarja: Kur ka ndodhur atentati?

Jetnor Xhaferaj: Atentati ka ndodhur në datën 16 maj. I fundit ndodhi në datën 1 gusht.

Gazetarja: Kush të qëlloi i njohe?

Jetnor Xhaferaj: Jo. Më qëlluan me breshëri automatike. Shtëpia është bërë shosh. Kjo është plagosja e parë dhe kjo është e dyta.

Gazetarja: Nga kush ke frikë?

Jetnor Xhaferaj: Jam me probleme. Hasmërinë e di shtetit e di çdo njeri.

Gazetarja: Përse nuk ikën?

Jetnor Xhaferaj: Nuk kam ku iki, kërkoj mbrojtje. Të më mbroj shteti. Kam frikë nga hasmëria.

Gazetarja: Do vazhdosh të qëndrosh në spital?

Jetnor Xhaferaj: Po do vazhdoj të qëndroj këtu.

Konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferaj, rezulton të ketë nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysho Xhaferaj. Për vrasjen e tij u akuzua nga prokuroria Baftjar Llanaj. Nuk kaloi shumë dhe në qershor 2011 u ekzekutua në Vlorë Baftjar Llanaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2011 rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”. Saga e hakmarrjes duket se do të vazhdojë me daljen nga spitali të Jetnor Xhaferaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit