Të gjithë bëjmë plane për të kursyer dhe vënë pasuri, me qëllim që atë ta investojmë më pas dhe ta përdorim për nevojat tona. Por, ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet. Kjo ishte situata fatkeqe me të cilën u përball Francisco Cornejo nga Kalifornia, të cilit një hajdut i vodhi 200,000 dollarë, ndërsa ai tërhoqi kursimet e jetës në një bankë javën e kaluar.
Pamjet video tregojnë momentin kur hajduti, i cili është i veshur i tëri me të zeza, sulmon Cornejo-n dhe e rrëzon në tokë. Në hapësirën e disa sekondave, hajduti ka arritur të kryejë vjedhjen, ndërsa askush nuk është ofruar të ndihmojë viktimën, pavarësisht thirrjeve të tij. Ai kishte shitur shtëpinë e tij dhe paratë i kishte kaluar në një llogari bankare, por vetëm disa sekonda pasi tërhoqi paratë, u vodh në mënyrë të pamëshirshme. Ndërkohë hetimet për indentifikimin e autorit kanë filluar dhe policia po shfrytëzon pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim që të mundësohet arrestimi i tij.
Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania