Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm dhe shifrat e të shtruarve në spitale janë shqetësuese.
Ditën e sotme janë publikuar edhe foto të familjarëve të pacientëve që janë shtruar në spitalin Infektiv. Me padurim dhe me qese në duar ata presin ndonjë lajm të mirë mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Me ta ka dalë të bisedojë mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Për JOQ ALBANIA mësohet se Pipero sqaronte të afërmit për gjendjen shëndetësore të pacientëve dhe bombolat e oksigjenit që po marrin disa prej tyre.
Bëhet me dije se ai hynte dhe dilte me një listë emrash në duar dhe pasi i kontrollonte vinte u tregonte familjarëve shkurtimisht.
Gjithashtu raportohet se disa familjarë nuk moren dot informacion.