Një djalë 11 vjeç, nga Rusia është sulmuar për vdekje nga dy arinj, teka po përpiqej të bënte një foto me ta. Sipas dëshmive, djaloshi 11-vjeçar u sulmua brutalisht dhe u hodh në ajër si 'top' nga dy arinjtë. Djali ishte duke treguar 'trimërinë' e tij para dy vajzave dhe kishte për qëllim të bënt një foto afër kafshëve të egra. Vajzat, rreth të njëjtës moshë si viktima, panë të tmerruara se si shoku i tyre u sulmua, dhe menjëherë thirrën për ndihmë perindërit e tyre, por kur ata erdhën, gjithçka kishte marrë fund.
Më pas arinjt u qëlluan dhe u vranë nga stafi i kopshtit zoologjik, pasi nuk kishte mënyrë tjetër për të marrë trupin e pajetë të djalit. Ndërkohë vajzat po trajtohen nga një psikolog, pasi janë traumatizuar.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania