8 raste me koronavirus janë shënuar së fundmi në qytetin e Beratit. Mësohet se 5 prej tyre janë pjesë e bluzave të bardha.
Bëhet me dije se të prekurit janë infermierë në Pediatri, Kirurgji dhe te Urgjenca.
Tre rastet e tjera janë një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës i kaldaje.
Kujtojmë se Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm dhe shifrat e të shtruarve në spitale janë shqetësuese.