Familja më e madhe e Britanisë Radford, kanë mbledhur shumë fansa të cilët ndjekin me kuriozitet jetën e tyre me 19 fëmijë.
Kirurgu 55 vjeçar Gil dhe Kelly, 53 vjeç kanë 19 fëmijë, 9 djem dhe 10 vajza dhe kanë marrë pjesë edhe në një emision televiziv për të folur për jetën e tyre.
Çifti u martua kur Gil ishte 22 vjeç dhe Kelly ishte 21 vjeçe në 1987, dhe lindën fëmijën e parë, Zach, pas një viti.
Dhe ndër vite kanë patur jo pak impenjime…
Sot kanë Zach, 31, Michaella, 30, Erin, 29, William, 28, Nathan, 26, Alyssa, 25, Tori, 24, Trace, 23, Carlin, 22, Josie, 20, Katie, 19, Jackson, 18 , Warden, 17, Isiah, 15, Addallee, 14, Ellie, 13, Callie-Anna, 10, Jud, 9 e Jeb, 8.
Kjo familje jeton në një shtëpi me 5 dhoma gjumi në Lake City ndërsa kanë edhe 5 lavatriçe.
Çifti tregon se kurrë nuk kishte menduar të kishte më shumë se dy fëmijë por shprehet se janë të lumtur për familjen e madhe.
Burimi: thesun Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania