Një supermarket ka nisur një hetim, pasi një nga punonjësit e tij gjeti një merimangë, e dyshuar si nga më helmueset në botë duke u zvarritur tek bananet. Punëtori i Tesco, Jack Farrar, nga Portsmouth, papritmas zbuloi merimangën e tmerrshme. Ai e filmoi atë dhe videon e ndau në rrjetet sociale.Merimanga besohet se është nga zona e Brazilit.
Kjo nuk është hera e parë që merimangat janë gjetur në bananet e Tesco-s në fakt. Në qershor 2015, një familje nga Rainham, Essex bleu një kuti bananesh, në të cilën gjetën një merimangë brenda saj.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania