Një shqiptar 25-vjeçar ka bërë 1300 dërgesa me drogë në dy vjet dhe ka rënë në prangat e policisë vetëm një javë më parë.
Ai quhet Ramazan Lamja dhe njihej ndryshe me pseudonimet “Johny” dhe “Albano”.
Lamja ka rënë në prangat e policisë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata më datë 31 korrik, ndërsa ka rezultuar se shiste lëndë narkotike prej kohësh, informacion ky i konfirmuar nga media italiane.
Është konfirmuar trafiku i drogës i kryer prej këtij shtetasi nga muaji prill 2018, deri në qershor. Ai e shiste lëndën narkotike në zonat e Conero Riviera dhe në Val Musone.
Ai shiste kokainë në Scossicci në rrugë dhe parqe. Në raste të tjera, shitja e drogës është kryer edhe në qendrën urbane të Porto Recanati.
Mediat e huaja raportojnë se shtetasi shiste një gram kokainë me 100 euro. Nëse ai do të shiste rreth 1 kilogramë kokainë, do të fitonte diku tek 82 mijë euro.
Ai ka rënë edhe dy herë të tjera në prangat e policisë italiane përsëri për trafik të lëndëve narkotike.