Pamje të rënda/ Identifikohet 71-vjeçari i vrarë në Fushë-Prezë, trupi i pajetë në vendngjarje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.08.2020, 18:51

Më herët raportuam se në Rinas u qëllua për vdekje një 71-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Fushë- Prezës ndërsa u tha se ai u qëllua nga një mjet në lëvizje.

Burime për Fax bëjnë të ditur se, 71-vjeçari është Abdulla Budlla, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë. Ai ishte babai i 3 djemve dy prej të cilëve jetojnë në Itali ndërsa tjetri punon taksist pranë Aeroportit të Rinasit.

Burimet policore njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit dhe është qëlluar nga një distancë 3-4 metra ndërsa ende nuk dihet shkaku pse i moshuari u vra.

Policia ka rrethuar zonën ndërsa po mblidhet çdo provë e mundshme që do çojë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkakut të atenatit.

Njoftimi:

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas-Fushë-Krujë, Rinas-Vorë-Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit