U vetëvar me lidhëse?/ Gruaja e Tonin Tucit: Burrin e doja, e lashë në polici për ta mbrojtur jo për të vdekur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.08.2020, 18:29

Dje raportuam se 52-vjeçari Tonin Tuci u vetëvar në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ndërsa SHÇBA nisi hetimet ndaj dy punonjësve të policisë.

Ngjarja ka ngjallur dyshime në familjen e të ndjerit i cili u përcoll sot për në banesën e fundit. Motrat e viktimës apelojnë për drejtësi pasi kanë bindjen se vëllai i tyre nuk është vetëvarur me lidhësen e tutave.

Bashkëshortja e tij ka dhënë detaje lidhur me përshkallëzimin e ngjarjes prej momentit të debatit në familje deri në ndëryrjen e policisë për të shoqëruar të shoqin në polici dhe më pas mënyrën si u njoftua se ai kishte ndërruar jetë.

Nga puna erdha në shtëpi. Ishte i acaruar nën efektin e alkoolit dhe për të eliminuar një sherr të mundshëm në shtëpi njoftova policinë se nuk po e qetësoja dot. Kur shkova në polici, shefi që ishte në shërbim më thotë të marr urdhër mbrojtjeje, por i thashë jo se nuk dua ta hedh burrin në rrugë. I kërkova që vetëm ta mbajë në polici e të qetësohet për disa orë e të vijë në shtëpi. Dhe pse më kërkoi disa herë nuk pranova. Lamë të dhënat tona, numër telefoni dhe u larguam. Në momentin që jam larguar, rreth orës 6 të pasdites, burri im ishte ulur në stolat e hyrjes kryesore të policisë. E lashë në dorë të policisë. Unë e çova për ta mbrojt, jo për ta dhunuar se e keqja do kishte ndodh në shtëpi.

Familja Tuci me origjinë nga Fani i Mirditës, prej shumë vitesh jetonte me qira në Durrës. Kryefamiljari Tonin Tuci ishte i papunë dhe kishte varësi nga alkooli çfarë kishte tensionuar përplasjet në familje.

Gruaja e tij Liza e kishte denoncuar edhe para një viti për dhunë në familje babain e dy fëmijëve të saj ndërsa tregon se kur ishte duke dalë nga komisariati me djalin e saj e pa të shoqin ulur në stol në oborrin e komisariatit.

Unë e doja burrin tim, pavarësisht se ai pinte vazhdimisht. Në orën 11.00 të natës, ndërsa unë prisja të vinte burri në shtëpi më morën në telefon e më kërkuan të dal e të jap një deklaratë të dytë. Pse? Jo i them. Nuk dal në rrugë, eja në shtëpi. Përpara kësaj e pyes: Si është Tonini? Mirë më tha, po kur vjen në shtëpi më thotë: Të rrojnë çunat se Tonini ka vdek. Unë s’mund ta besoja. E vërteta është kjo, si e kamuflojnë ngjarjen është punë e tyre. E ka drejtësia në dorë. Ai donte alkoolin, po jo të vriste veten.

Motra e të ndjerit hedh dyshime për humbjen e parakohshme të vëllait:

Ai nuk ka pas asnjë arsye me var veten. Na ka ardh bombë. Ai ka pas pi, po ka qenë shumë i dashur, i respektueshëm. Nuk e di si ka ndodh ngjarja tamam. Si motër kam qejf që të dalë e drejta në pah, sepse 52 vjeç. Asnjëherë s’ka tentu të vrasë veten. Pse e vrau në qeli?! Ju, si polici e shtetit pse nuk e mbrojtët? Ajo e çoi për ta mbrojtur, për të mos krijuar sherr në familje te Policia e Shtetit dhe kjo e vrau. Vëllai im nuk ka vrarë veten. Vëllain tim e kanë vrarë. E kanë godit. Pse s’e ruajte, po e le të vriste veten me një fije llastik?!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit