Pak minuta më parë janë regjistruar të shtëna me armë në Rinas, ku ka mbetur vrarë një 70-vjeçar.Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Fushë- Prezës.Ndërkohë shakqet ende nuk janë bërë të ditura, ndërs amësohet se i moshuari u qëllua nga një mjet në lëvizje. Ai është gjetur i pajetë në mes të rrugës dhe në trup janë parë shenja plumbash.Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vrasje apo diçka aksidentale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.