Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me të kaluarën e biznesmenit 37 vjeçar, Eugert Lazaj që u gjet i vetëvrarë disa ditë më parë në banesën e tij luksoze. Lazaj ishte pronar i "Adorions Palace", resort luksoz në Maminas. Mësohet se në vitn 2004 ai ka marrë nënshtetësi gjermane, ndërsa ishte i vendosur në Gjermani dhe punonte bashkë me familjen. Por ai u kthey në vend dhe lëshoi nënshtetësinë gjermane, ndërsa kërkoi leje qëndrimi në Shqipëri. Kërkesa e tij u miratua nga institucionet kompetente, ku Lazaj u pajis me leje qëndrimi, e cila përfundoi më 17 janar 2019.
Ai u largua nga Shqipëria, pasi ndaj tij u lëshua një urdhër dëbimi, për shkak të skadencës së afatit ligjor të lejes së qëndrimit. Ndërkohë Lazaj e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Sipas burimeve, mësohet se shkak për refuzimin el lejes së qendrimit të përhershëm të Eugert Lazajt, ishte bërë një informacion që autoritetet kishin marë në lidhje me aktiviteitn e pastrimit të parave që ai ushtronte.