Një tjetër viktimë nga koronavirusi në moshë të re është shënuar së fundmi në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar nga Shkodra. i cili punonte si elektriçist me OSHEE-në.
Lajmin e ka bërë me dije vetë OSHEE në Shkodër.
Njoftimi:
Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion... Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve. U prehtë në paqe.