Dokument/ Mirela Kumbaro, i ka dhënë firmës së sallamit “HAKO” PPP për ndërtime e biznes në Butrinit, me qira… 2,6 Euro në ditë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.08.2020, 08:33

Skandalet e Rilindjes nuk kanë fund. Këtë radhë bëhet fjalë për ministrinë e Kulturës.

Bëhet fjalë, për Kontratën Enfiteoze Nr. 3681, datë 02.06.2017, lidhur mes kompanisë së sallameve “HAKO shpk” dhe Ministrisë së Kulturës, me objekt: dhënie me qira në zonën arkelogjike Butrinit, për ndërtim objektesh biznesi qebaptore, restorante, hotele e kënde lojërash.

Kjo kontratë, për ta kthyer Butrintin në beton, qepatore e motel; sipas KLSH është shkelje e rëndë ligjore; me përmbajtje, pazar korrupsioni me pronën publike dhe krim ndaj pasurive me trashëgimi kulturore, që mbrohet nga “UNESCO”.

Madje ish-ministrja Kumbaro, për t’i paraprirë këtij pazar-biznesi; ka nxjerrë Udhëzim nr. 5110, datë 13.10.2015 “Për administrimin me qira, të qendrave të trashëgimisë kulturore”, por këtë udhëzim e ndalon Neni 118 i Kushtetutës.

Në kontratën e qirasë, thuhet se firmës “HAKO shpk”, i jepet 217,38 m2 sipërfaqe “Butrint”; nga e cila 60,33 m2 është objekt antik dhe 153,45 m2 është sipërfaqe zonë arkelogjike mbi e nëntokësore, ende në proces kërkimesh.

Në Ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, nuk ka asnjë nen, që i jep të drejtën ministres së Kulturës e as kryeministrit; të japin me qira mjedise arkelogjike-muzeale.

Por, ish-ministrja Kumbaro; pasi ka vlerësuar “standardet” e firmës së sallamit “Hako”; ka nxjerr urdhër dhe ka nënshkruar më të; kontratë qiraje për biznes ushqimor e hoteleri në Butrint, raporton Pamfleti.

Madje, po me këtë kompani, ministrja Kumbaro ka negociuar dhe projekte e Kontrata Enfiteoze, për biznese të tilla në disa kala, zona, qëndra e monumente të trashëgimisë kulturore, ku ndalohet edhe teshtima; jo më era e vajit dhe tymi i qofteve e kremviçeve.

Sipas KLSH, rezulton se Kontrata Enfiteoze “HAKO shpk” me nr. 3681, datë 02.06.2017, ka abuzime të rënda ligjore brenda saj; të cilat ministrja Kumbaro, i ka hartuar e lejuar qëllimisht në mirëkuptim me firmën, për ta bërë fakt e me sa më shumë përfitime.

  1. Kontrata nuk është e ligjëruar me Akt-Noterial dhe nuk është regjistruar në Kadastër, megjithëse e detyron ligji, sepse është “Kontratë Enfiteoze”, që përmban dhe ndërtime betoni.
  2. Kontrata Enfiteoze dhe 5 anekset e saj, nuk përcaktojnë në mënyrë të qartë e me detaje, vlerën totale të investimit; por vetëm thuhet, se firma do investojë 300 000 Euro; ndërsa në pikën 6, vlera totale e investimit është shënuar 3,667,918.57 lekë.
  3. Ligji e lejon kontratën vetëm për 1 vit kohë; por kjo kontratë është caktuar për 5 vjet e me të drejtë rinovimi, nëse firma është korrekte; ndërsa në pikën 5 të Plan-Biznesit, thuhet se investimi është për 12 vite, me të drejtë përsëritje po kaq vite e deri në 99 vite. Mashtrim, apo marifet?
  4. Në kontratë, thuhet se firma e sallamit “HAKO shpk”, do ta zbatojë vetë projektin, sepse ka staf teknik të specializuar ndërtimi; ndërsa po në këtë kontratë, thotë se projektin do ta zbatojë firma “Agi KONS” e Gentian Sulaj (ortak pallatesh me Monika Kryemadhin).
  5. Në kontratë nuk përcaktohet, sa sipërfaqe jepet me qira firmës “HAKO shpk” e çfarë strukture objektesh dhe hapësirash ndërtimi, do bëjë në Butrint; por shënohet vetëm vlera e qirasë totale të kontratës: 10 000 lekë të reja në muaj, ose me qira ditore sa 0.5 kg sallam popullor.

Kaq për sot; referuar materialeve shkresore, që kanë ardhur në redaksinë tonë; në vijim do publikojmë fakte të tjera skandaloze, jo vetëm për kontratën në Butrint.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit