Kohët e fundit Policia Rrugore ka ndërmarrë një nismë propagandistike për kapjen dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të thjeshtë të automjeteve që shkelin Rregullat e Qarkullimit Rrugor. Por, e kundërta ndodh kur bëhet fjalë për ata që kanë poste drejtuese dhe pushtet. Në një video të ardhur në redaksinë tonë, drejtori i Policisë Berat Hasan Ahmetaj, duket se është i pari që i shkel rregullat, duke u futur kundravajtje në trekëndëshin që nuk lejohet.
Ndërkohë që ky veprim do t’i kushtonte ‘qimet e kokës’ një qytetari të thjeshtë, shefi duket se nuk e vret shumë mendjen. "Shtet me dy standarde, ku i forti del përmbi ligjet!", do quhej ky veprim i Ahmetajt... por, siç e di i madh e vogël në Shqipëri shefi famëkeq nuk ka pyetur ndonjëherë për ligje e ka bërë gjithnjë siç i ka dashur qejfi... Përderisa nuk është marrë asnjë masë disiplinore e shembullore ndaj tij.
Kujtojmë këtu se vetëm disa javë më parë ai dhunoi një mjek në mes të rrugës, video e bërë publike ekskluzivisht nga JOQ ALBANIA. Gjemb në këmbë s'i hyri Ahmetajt, por vazhdoi edhe më tej duke shkelur ligjin, që si epror jo vetëm duhet të japë shembull, por të detyrojë vartësit ta zbatojnë.