Nuk ndalet Arbian Mazniku. Përsëri i jep miliona lekë tender kompanisë së akuzuar për vjedhje e abuzime me tenderat.
Bëhet falë për ish-kompaninë “M. B. KURTI" SHPK, administratori i së cilës, Shemsi Sinani u akuzua dhe më pas u dënua nga gjykata për përfitim tenderash fiktiv në lidhje me tenderat e ushqimit të të burgosurve. Në muajin mars të 2018, kjo kompani ndryshoi emrin në“SINANI TRADING” SHPK dhe gjithashtu edhe administratorin, ku Shemsi Sinani bëri administrator djalin e tij Ledion Sinani.
Duket se ky veprim u bë për të pastruar emrin në sy të botës në mënyrë që kompania të vazhdonte të merrte përsëri tendera. Dhe në fakt Arbian Mazniku duket se ia ka plotësuar më së miri nevojën për të marrë tendera, duke i dhënë disa prej tyre nëpërmjet shpoqërisë aksionare “ECO TIRANA”e cila ka pronar kryesor Bashkinë Tiranë me 51% të aksioneve.
Siç ju kemi bërë me dije dhe më parë, në muajin maj 2020 Mazniku i dha rreth 57 milionë lekë të vjetra kësaj kompanie për blerje rondelash e bulonash. Si duket këto para ishin pak dhe Mazniku përsëri i jep një tjetër tender tashmë me vlerë rreth 60 milionë lekë të vjetra me TVSH dhe me objekt “Blerje materiale për riparimin dhe ndërtimin e kazanëve”.
Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani dhe diferenca mes fituesit dhe humbësit është vetëm 65 mijë lekë të vjetra, çka hedh dyshime mbi vërtetësinë e garës. Me sa duket Mazniku ka një debulesë të veçantë për kompanitë të cilat janë akuzuar për abuzime më tenderat.