Këshilli i Qarkut Tiranë “me shpatë në dorë”, 500 milionë lekë Nazif Bajramit ndonëse 5 firma ofruan vlerë më të vogël  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.03.2022, 22:10

Çudira shqiptare është pak për të thënë për rastin e një tenderi tepër të dyshimtë të organizuar nga Këshilli i Qarkut Tiranë. Ky institucion ka si kryetar Aldrin Dalipin, i cili duket se ka filluar të imitojë Veliajn përsa i përket tenderave të dyshimtë. Themi kështu pasi rasti në fjalë është i denjë për SPAK.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit që mban numrin e referencës REF-19725-02-15-2022. Objekti i saj është “Sistemim asfaltim i rrugëve të lagjeve Allushi, Lagja e Mesme, Lagja e Bokve, Fshati Zall-Herr, Njësia Administrative Zall-Herr, Faza 4” dhe është parashikuar si fond limit shifra prej 55,000,000 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 660 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Në pamje të parë duket sikur Këshilli i Qarkut Tiranë po mendon pëer hallet e banorëve të atyre zonave, por në fakt duket se po mëndon vetëm për paratë që do fusë në xhep nëpërmjet këtij tenderi. Duke studiuar dokumentacionin përkatës të procedurës shikohet se fituese është shpallur kompania BAJRAMI N. në pronësi të Nazif Bajramit. Kjo firmë ka ofruar 40,619,272 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por nëse shikojmë të dhënat e tenderit shihet me habi së plot 5 kompani të tjera kanë ofruar vlera më të vogla se kompania e shpallur fituese.

Mjafton të përmendim se diferenca mes ofertës fituese të BAJRAMI N. Dhe firmës me ofertën më të ulët është gati 110 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duket qartë se një diferencë e tillë nuk është aspak e vogël, pr për habi të pesta firmat që ofruan më pak janë skualifkuar duke shpallur fituese pikërisht kompaninë e Nazif Bajramit. I takon SPAK dhe organeve kompetente të hetojnë më tej në lidhje me këtë tender që më së paku mund të konsiderohet i dyshimtë.

FACT CHECK: Ne përpiqemi për saktësi të lajmit, por nëse shikoni diçka që nuk shkon,
klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit