Erion Veliaj komenton fjalorin e rrugës dhe kritikon të skandalizuarit: S’keni loz kurrë futboll!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 20:01

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dal Live në Facebook-un e tij për të komentuar audio-përgjimin e ditës së sotme. Ai ka deklaruar se çunat në dhomën e zhveshjes ashtu shprehen dhe njerëzit s’kanë pse skandalizohen.

”Dhe meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan për ato ç’a thashë në një grup çunash, duket që s’ka lujt kurrë futboll. Se qartazi flitet lirshëm. Kërkoj ndjesë për këdo është ofenduar. Nuk është ai stili im. Për t’i dhënë zemër skuadrës fola në atë mënyrë. Flas më rëndë ndaj padrejtësive në televizor me kamera sesa në grup shokësh. Se ata janë një bandë. I drejti dhe të drejtët do ia dalin kundër një bande mafiozësh”,-deklaroi ai ndër të tjera.

Veliaj përdori shprehje të një niveli tejet banal për një kryebashkiak, në një takim paraditen e sotme. Ai tha se nuk do i hiqte asnjë presje atyre që kishte thënë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit