Ben Kraja, miku i mbrëmjeve gala braktis Veliajn: Nuk e kemi nën hetim Dukën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 19:16

Kreu i SPAK Arben Kraja, miku i mbërmjeve gala të kryebashkiakut ka nxjerrë blof këtë të fundit në një reagim për mediat. Veliaj kërcënoi ditën e sotme në një audio-përgjim kreun e FSHF dhe disa anëtarë të institucionit se Prokuroria e Tiranës dhe SPAK kanë vënë në hetim Dukën për “Shpërdorim Detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”.

Të dyja këto institucione kanë mohuar që Duka të jetë nën hetim. Arben Kraja i SPAK dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj kanë mohuar përfshirjen në konflikt për llogari të Veliajt.

“SPAK nuk mund të përdoret nga askush për presione sepse vepron vetëm bazuar në dokumente dhe prova dhe jo opinione. Deri tani nuk kemi ndonjë kallëzim për problematikën që lidhet me FSHF siç thoni ju. Gjithashtu iu sqaroj se kryetari i FSHF-së nuk është subjekt i posaçëm hetimi në kompetencë të Prokurorisë Posaçme”, tha Kraja në reagimin e tij për BIRN.

Po ashtu edhe Imeraj tha se prokuroria që drejton “nuk ka asnjë të ngarkesë të jashtme në lidhje me asnjë çështje”.

Imeraj theksoi se në Prokurorinë e Tiranës ishte regjitruar që prej nëntorit të vitit të kaluar një kallëzim ndaj FSHF-së i bërë nga një përmbarues, në të cilin ngrihen pretendime për shpërdorim detyre, por se nuk kishte persona të akuzuar.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime sipas normave ligjore dhe në pavarësi të plotë në lidhje me çështjen, si për çdo çështje tjetër” përfundoi ajo.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit