“Ishte si nëpër filma, shkoi drejt tij dhe e qëlloi”/ Dëshmitarët flasin për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 18:30

Dy ditë më parë u vra në Belgjikë 39-vjeçari Bledar Muça, i njohur si krahu i djathtë i Florenc dhe Adian Çapjas. Autoritetet belge kanë nisur hetimet në lidhje me këtë vrasje dhe i kanë kërkuar informacion policisë shqiptare për veprimtarinë e tij. Muça u identifikua me vështirësi, pasi me vete kishte dy karta identiteti, bullgare dhe britanike, por identiteti i saktë u zbulua vetëm nëpërmjet shenjave të gishtërinjve.

Ai u vra gjatë momentit kur po kthehej në banesën e tij në qendër të qytetit Antwerp. Dëshmitarët okularë thanë se Muça u ekzekutua me breshëri plumbash nga një person që doli nga makina. “Ishte tamam si në filma, ai shkoi drejt tij dhe e qëlloi”- tha një fqinj për mediat vendase. Një dëshmitar tjetët tha se vrasësi qëlloi pesë ose gjashtë herë dhe më pas u largua me shpejtësi me një makinë me targa holandeze ose të Luksemburgut.

Bledar Muça nuk ishte një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi ai rezultonte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Ai kishte arritur t’i shpëtonte dy atentateve. Në shkurt të vitit 2016 ai mbeti i plagosur, ndërsa u tentua të vritej edhe në korrik të po të njëjtit vit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit