Diplomati i Kukësit Safet Gjici: Do i çoj shkresë Kosovës, të na lërë të hyjmë me dy doza

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 18:03

Diplomati i njohur i Kukësit, Safet Gjici ka folur në një emision televiziv mbi protestën që u mbajt gjatë ditës së sotme për ndalimin e shqiptarëve të Shqipërisë në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar që në vend mund të hyjnë vetëm ata me tre dozat e vaksinës, ose me dy doza plus PCR i cili është relativisht i kushtueshëm për qytetarët.

Në lidhje me këtë çështje, Gjici ka paralajmëruar se do dërgojë një shkresë drejtuar qeverisë së Kosovës në mënyrë që t’u lejohet hyrja qytetarëve që kanë dy doza të vaksinës.

“Do t’i dërgojmë shkresë qeverisë së Kosovës që të mos ndalohen qytetarët që kanë dy vaksina. Shkaktojnë dëme të mëdha, sepse kanë edhe shumë bizneset e tyre”,-u shpreh Gjici intelektual i Rilindjes ndër të tjera.

Sipas diplomatit, qeveria e Kosovës do lejojë hyrjen e kuksianëve me dy doza pas shkresës së tij dhe do ndryshojë rregullat e vendosura nga ministria e atjeshme e Shëndetësisë për Gjicin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit