Mbyti krushkën dhe e hodhi në kanal/ Zbardhet dëshmia e autorit: E mbulova mirë me gjethe dhe ika me vrap

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2022, 17:20

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 63-vjeçares Fatime Suli në Kuçovë, e cila u vra nga krushku i saj për shkak të një borxhi.

Autori i vrasjes, Fetah Marra ka thënë në polici se viktima i kishte një borxh dhe për këtë arsye ai ka vendosur ta vrasë.

Dëshmia i Fetah Marra në polici:

Fatimeja më kishte 60 000 mijë lekë (të vjetra) nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t’ja kërkuar. Kur shkova atje e pashë shumë afër duke biseduar me një bari tjetër, Izetin, dhe u largova. U ktheva përsëri 1 orë më vonë, isha i pirë dhe pasi e pashë vetëm iu afrova dhe i kërkova lekët. Ajo filloi të bërtiste e të më gjuante me gurë dhe unë e kapa nga prapa në fyt dhe e shtrëngova. Pas disa sekondash ajo ra në tokë pa ndjenja. E shkunda disa herë dhe kur e pashë që nuk po merrte frymë e kuptova që kishte vdekur. Nga frika se mos më zbulonin, e tërhoqa zvarrë disa metra për ta hedhur në një kanal në afërsi të serave të saj dhe e mbulova mirë me gjethe e rrozga, duke shpresuar që do ta gjenin me vonesë dhe nuk do më fajësonin mua. U largova me vrap mes për mes tokave dhe shkova në shtëpi, kur më doli pija dhe po kujtohesha as vetë nuk e besova që e gjithë kjo kishte ndodhur me të vërtetë deri në momentin që erdhi policia dhe më morën me furgon.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit